Avioni që transportonte kryeministrin e Pedro Sánchez është detyruar të bëjë ulje emergjente në Ankara për shkak të një problemi teknik gjatë fluturimit drejt Erevan.
Sipas mediave spanjolle, incidenti ka ndodhur gjatë udhëtimit ku Sánchez do të merrte pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Avioni ka devijuar dhe është ulur në kryeqytetin turk për arsye sigurie.
Delegacioni spanjoll pritet të qëndrojë gjatë natës në Ankara dhe të vijojë udhëtimin drejt Armenisë ditën e nesërme, pasi të zgjidhet problemi teknik i avionit.
Autoritetet nuk raportojnë për ndonjë rrezik për pasagjerët, ndërsa situata po trajtohet si një defekt teknik rutinë.
