Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Konjufca, ka thënë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit.
”E mirëpres paraqitjen e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen e tyre dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik. === ===”, ka shkruar ai.
