Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit si ndër më të rëndësishmet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Rrahmani tha se rëndësia e këtyre zgjedhjeve lidhet me zhvillimet e fundit politike në vend, të cilat, sipas tij, kanë pasur tendenca drejt autoritarizmit dhe madje përpjekje për cenim të rendit kushtetues.
“Këto zgjedhje për mendim tim janë më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë. Për shkak se gjatë kësaj periudhe është tentuar që shteti të kaloj në autoritarizëm. Dhe ka pas edhe tentativa për puç ndaj rendit kushtetues gjatë kohëve të fundit. Natyrisht me mobilizimin dhe angazhimin e subjekteve opozitare edhe reagimin e mediave dhe qytetarëve, u kalua edhe një momentum i tillë. Por shpresoj që qytetarët do të vendosin me 7 qershor…”, ka thënë Rrahmani.
