Lajme Politikë

Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Ky samit do të organizohet për herë të parë në këtë vend duke vendosur rajonin në fokus të vëmendjes evropiane.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe Presidenti i KE-së, Antonio Costa kanë dërguar një ftesë të përbashkët për liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Milatoviq e ka cilësuar samitin si tejet të rëndësishëm për Malin e Zi.

Programi i samitit:

4 qershor: Darkë solemne për shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, në frymën e bashkëpunimit evropian.

5 qershor: Dy seanca kryesore që do të trajtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Planin e Rritjes, stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe përafrimin me standardet evropiane.

Samiti pritet të theksojë rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit politik e ekonomik mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.