Kosovë Lajme Politikë

Përsëritet Kurti: Katër muaj pas zgjedhjeve duan prapë zgjedhje, duke e ditur që s’janë zgjidhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një fjalë rasti pak para përfundimit të seancës vendimtare për presidentin, si rrjedhojë edhe të fundit për këtë legjislaturë.

Kurti u shpreh se sot katër muaj pas zgjedhjeve, opozita po duan prapë zgjedhjeve.

“Katër muaj pas zgjedhjeve po duan prapë zgjedhje. Duke e ditur që s’janë zgjidhje…S’mund t’a zhbëjnë vullnetin e qytetarëve e tash po kapen për një temë që është ajo e presidentit”, tha ai.