Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Kurti tha se po bëjnë përpjekje për ta zgjedhur presidentin, por po presin pjesmarrjen edhe të opozitës në seancë.
“Ne po bëjmë përpjekje maksimale, ta shohim a po vijnë deputetë e opozitës që e kanë obligim kushtetues ta përfaqësojnë popullin, të marrin pjesë”, tha Kurti
