Kosovë Lajme Politikë

Kurti me lutjen e fundit për LDK’në: Tërhiqet Hatixhe Hoxha, silleni listën me 15 nënshkrime me emrin e kandidatit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë për herë të dytë sonte në konferencë për media, pas situatës së shkaktuar me moszgjedhjen e presidentit.

Ai i ka bërë lutjen e fundit LDK’së që të sjellë listën me 15 nënshkrime, duke thënë se tërhiqet kandidatja Hatixhe Hoxha.

“Kam biseduar me të (Hatixhe Hoxhën v.j.). Ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja i sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj kushdo që është. LVV-ja i jep edhe 15 nënshkrime dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civilie dhe një kandidat nga LDK-ja dhe sonte le ta zgjedhim presidenten/in të Kosovës. Këtu jam, në zyrën e LVV-së, këtu mund të më gjejë LDK-ja dhe të m’i sjellë 15 nënshkrimet”, ka thënë Kurti.