Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk mund ta kuptojë pse kryeministrit Kurti po i pengon Vjosa Osmani, duke shtuar se, nëse ai nuk e zgjedh, populli i Kosovës do ta zgjedhë.
“Nuk arrij të ta kuptoj pse zotit Kurti po i pengon Vjosa Osmani. E ndoshta Kurti nuk do me zgjedh, por jam i bindur se populli i Kosovës ka me zgjedh”, deklaroi Abdixhiku.
Ndërkaq për nënshkrimet, ai shtoi se:“Nënshkrimet nuk dorëzohen te Lëvizja Vetëvendosje, sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk është subjekt ku ti duhet t’i dorëzosh nënshkrimet, po të ishte KQZ-ja ndoshta i kishim dorëzu, as Nagavci nuk është autoritet”
