Kuvendi i Kosovës ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pranuar nënshkrimet për të thirrur këtë seancë, duke bërë të ditur edhe dy kandidaturat e reja për postin e presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha.
Kjo e fundit është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2010, derisa ka mbajtur disa funksione partiake.
Ajo ka qenë anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe anetare e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Gjithashtu, ka qenë edhe kandidate për deputete nga ky subjekt politik, duke fituar në dy mandate.
