Nuk ka asnjë informacion për ndonjë seancë rreth shefit të shtetit.
Kështu kanë bërë të ditur nga PDK-ja dhe AAK-ja.
Para fillimit të seancës së sotme, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri para mediave tha se nuk ka asnjë informacion dhe asnjë komunikim në lidhje me presidentin, derisa shtoi se janë në pritje për të parë se çka po ndodh.
Kështu deklaroi edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila shkurt tha: “Nuk kemi seancë për presidentin”
