Kosovë Lajme Politikë

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, sërish ka ftuar partitë opozitare që të marrin pjesë në seancën e nesërme për zgjedhjen e presidentit.


Pasi ka përfunduar sonte pa rezultat seancë e parë e jashtëzakonshme, ajo ka refuzuar të komentojë problemet kushtetuese lidhur me mbajtjen e seancës për votimin e presidentit pa pasur kuorum.

“Nuk ka asnjë hezitim me personalitetin dhe figurën e Feride Rushiti. I ftoj nesër të bëhen pjesë e seancës. Kemi pasur kuorum për të filluar seancën…”, ka thënë ajo.

Vazhdimi i seancës, sipas saj, do të mbahet nesër në ora 10:00.