Kosovë Lajme Politikë

Konjufca – opozitës: Kush sipas juve e meriton këtë pozion nëse nuk qenka Glauk Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në fjalën e tij gjatë seancës së thirrur për diskutimin rreth çështjes së presidentit, tha se opozita po shfrytëzon këtë çështje, për ta dërguar vendin në zgjedhje.

Ai gjithashtu u shpreh se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria.

“Kriza të cilën po e kalojmë tash, kjo është bashkimi i subjekteve parlamentare këtu, opozitare, për ta shfrytëzuar çështjen e presidentit që përmes pamundësimit të kuorumit, të çojnë në zgjedhje, e cila është shpresa e tyre, shpresa që përmes shfrytëzimit të një institucioni tjetër në këtë rast, që është presidenti, që nuk ka të bëj më qeverinë, të mund ta rrëzojë qeverinë”, tha Konjufca.

“Nëse ti e din që VV’ja nuk mundet me zgjedh Presidentin vetë, edhe ti e din prej vjetshit qe ki me ardh me 5 prill, edhe prej vjetshit nuk ki mujt me ardh te nje emer, kush sipas juve e meriton kete pozicion, nese nuk qenka Glauk Konjufca, von me thanë është marre”.