Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën e radhës, ku ne rend dite është edhe emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, po ashtu ku janë propozuar lojalistë partiakë të Vetëvendosjes.
Kuvendi i Kosovës ka emëruar drejtorët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Më vota 59 për, 3 kundër dhe 3 abstenim kanë votuar për ndryshimet, pa votat e opozitës kjo pikë ka kaluar.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë votuar ndryshimet e propozuara në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Anëtarët për Bordin e AKP-së janë: Hekuran Nikçi, kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, anëtare, Mirsia Kaja, anëtare, Berat Isa, anëtar, Arbër Gorani, anëtar, Atdhe Hykolli, anëtar si dhe Feim Kelmendi.
