Nga mbrëmja në mëngjes , kryeministri Albin Kurti ka bërë një kthesë që është e vështirë të kuptohet – ose mund të interpretohet në shumë mënyra.
Mbrëmë, përmes një videomesazhi të gjatë, Kurti nuk kurseu gjuhën ndaj opozitës. Ai akuzoi Partinë Demokratike te Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po bllokojnë proceset dhe madje i krahasoj me Fatmir Limaj, duke thënë se po sillen “edhe më keq” se ai vitin e kaluar.
Por, vetëm disa orë më pas, në mëngjesin e sotëm, nga Lëvizja Vetëvendosje vjen një tjetër mesazh – kësaj radhe krejt ndryshe në ton.
Nga akuzat e rënda, pushteti kalon në lutje: opozita ftohet që të propozojë emra për president, me premtimin se do t’ua votojnë.
Pra, mbrëmë – opozita “bllokuese” e “më e keqe se Limaj” , sot – opozita e nevojshme për zgjidhjen e krizës.
Një mundësi është se kemi të bëjmë me një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë.
Duke i ftuar publikisht që të propozojnë kandidatë për president, pushteti mund të tentojë të krijojë një narrativë të re -“ne jemi të gatshëm për zgjidhje, opozita le të veprojë”.
Por, mundësia tjetër është edhe më e fortë, ajo e frikës nga zgjedhjet.
Sepse dështimi për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin në një cikël të ri zgjedhor – një skenar që jo domosdoshmërisht i konvenon Lëvizja Vetëvendosje në këtë moment politik.
Kur brenda disa orëve kemi diskurse të ndryshme të Kurtit, vetëm në pyetje kërkon përgjigje – A po bëhet kjo vetëm për konsum publik dhe mobilizim politik?
