Kosovë Lajme

Reagim i ashpër nga Supremja: ‘Vendimi i Qeverisë është joligjor’

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënë (20.04.2026), ka miratuar propozim-vendimin e ministrisë së Drejtësisë, Donika Gërvalla, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisurudencës.

Gërvalla ka propzuar që kryetari i këtij komisionit është Arian Gashi. Gashi është i afërtë me pushtetin. Ku, vëllai i tij, Urim Gashi është një i emëruar në funksion të lartë publik nga qeveria e Albin Kurtit. Tash e disa vjet ai është udheheqës i bordit të ndërmarrjes publike KRU “Gjakova”. Po ashtu edhe motra e tij, Pranvera Berisha-Gashi është zyrtare e partisë Guxo në Suharekë, partneres qeverisëse të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë kishte thënë se ky vendim vjen si rezultat i nevojës për të adresuar një sërë çështjesh të evidentuara gjatë mandatit të komisionit aktual, të cilat kanë ndikuar në besueshmërinë e procesit të provimit.

“Numri i madh i ankesave që ka pranuar Ministria e Drejtësisë tregon nevojën për më shumë konsistencë në praktikat e vlerësimit, zbatim më të unifikuar dhe adekuat të programit të provimit dhe të dispozitave përkatëse ligjore, si dhe nivel më të lartë transparence dhe profesionalizmi në arsyetimin e rezultateve”, kishte thënë Gërvalla.

Për këtë vendim të Gërvallës ka reaguar Kryetari Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, duke shprehur shqetësim për këtë vendim.

Rexhepi ka reaguar ashpër pas ndryshimit të komisionit për provimin e jurisprudencës.

“Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës shprehshqetësimin e tij, lidhur me vendimin 24/11, të datës 20.04.2026, të marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, për formimin e një Komisioni të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, të arsyetuar me pretendime për mungesë transparence dhe ankesa ndaj Komisionit të deritanishëm”.

“Së pari, si kryetar i Komisionit të deritanishëm, vlerësoj se është e domosdoshme që çdo vendimmarrje institucionale të bazohet në fakte të verifikuara, procedura të rregullta dhe në respekt të plotë të kompetencave ligjore të secilit institucion. Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e papranueshme që përgjegjësia për një proces tërësisht administrativ dhe organizativ të zhvendoset në mënyrë të tërthortë tek Komisioni, në një kohë kur vetë Ministria e Drejtësisë ka dështuar të përmbushë obligimet e saj të qarta ligjore për organizimin e provimit”, thuhet në reagim.

Kryetari i Gjykatës ka  ka bërë të ditur se “Tendencat ndaj komisionit kanë filluar para një viti, arsyet e dhëna nga Ministrja e Drejtësisë, për të emëruar komisionin në përbërje të re, janë absurde dhe jo të vërteta, dhe vendimi si i tillë është jo ligjor dhe kundërkushtetues”.

“E vërteta e vetme në këtë mes është se unë si kryetar i Komisionit dhe anëtarët e Komisionit, nuk kemi lejuar ndërhyrje në punën e Komisionit sa i përket vlerësimit të kandidatëve, pasi kjo është në kompetencë të Komisionit. Puna e Komisionit është bazuar në dispozitat e ligjit, dhe për këtë ka pasur transparencë të plotë, ankesa e vetme nga Ministria e Drejtësisë në raport me Komisionin që na është thënë, ka qenë kalueshmëria e ulët. Për ne ka qenë e papranueshme që të ulen kriteret e vlerësimit dhe Komisioni të luajë rolin e një instrumenti në dorën e Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet tutje.

Fejzullahu është bërë e ditur se përbërja e re e këtij komisionit pa i përfunduar mandatit të komisionit të kaluar është ndërhyrje e Qeverisë në Sistemin e Drejtësisë.

“Andaj, emërimi i një Komisioni në përbërje të re, pa i kaluar mandati Komisionit të deritanishëm, nuk shpjegohet ndryshe përveç ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura, dhe kjo në vazhdën e ndërhyrjeve të vazhdueshme që Qeveria i bënë edhe në raport me Sistemin e Drejtësisë. Për mua personalisht dhe për anëtarët e Komisionit integriteti dhe pavarësia në ushtrimin e profesionit edhe si anëtar i Komisionit, nuk janë parime që shkruhen vetëm në letër, por janë parime që duhet t’i ushtrojmë në çdo veprim tonin.Ne mbetemi të përkushtuar për sundimin e ligjit, funksionimin e pavarur të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik”, thuhet tutje të reagim.

Ndërsa, kjo është përbërja e re e e propozuar për Komisionit të Jurisurudencës .

Arian Gashi – kryetar i Komisionit, ndërsa z. Ersan Qavolli – zëvendësanëtar dhe pyetës/zëvendëspyetës në lëndën e së drejtës penale, materiale dhe procedurale;

Për lëndën: e drejta civile, materiale dhe procedurale – z. Lumni Sallauka, zëvendëskryetar, ndërsa z. Arsim Hamzaj, zëvendësanëtar;

Për lëndën: e drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor – znj. Anita Prenaj -Krasniqi, anëtare, dhe znj. Suada Rama -Hamza, zëvendësanëtare;

Për lëndën: e drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative – z. Burim Shala, anëtar, ndërsa z. Nehat Qelaj, zëvendësanëtar;

Për lëndën: e drejta ndërkombëtare dhe e drejta e Bashkimit Evropian – z. Bujar Muzaqi, anëtar, dhe znj. Rrezarta Lleshaj, zëvendësanëtar.