Ka dështuar për herë të tretë mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), e cila ishte paraparë të mbahej nga ora 09:00.
Shkak për mosmbajtjen e saj është mungesa e kuorumit, pasi gjyqtari Besnik Bislimaj ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë për arsye shëndetësoe.
Për këtë javë nuk ka mbledhje të këshillit.
