Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë.
Kurti megjithatë, nuk e ka përmendur edhe arrestimin e vëllait të Faruk Mujkës, kryeshef në Ibër-Lepenc.
“Me vendosmëri e sakrificë, në qeverisjen tonë edhe në këto ditë të mandatit të tretë kemi shpartalluar bandat kriminale paraushatarake që shërbenin si struktura në veri. Kemi shtrirë sovranitetin, rend e ligj, përkundër mosbesimit. Fqinji ynë verior nuk është tërhequr nga përpjekjet destablizuese, prania vigjiliente e shtetit po sjell rezultate. Përshëndesim aksionet e institucioneve tona të sigurisë që gjetën e konfiskuan armatim në lokacione të ndryshme. Mirëpresim e Stefan Raduloviq, i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë. Drejtësia bëhet e plotë vetëm kur Milan Radoiçiq vihet para drejtësisë në Kosovë. Se luftimi i krimit të organizuar është pakompromis dëshmojnë edhe aksionet e suksesshme anti-drogë në Pejë, e ato anti-bixhoz në disa qytete të vendit tonë”, tha ai.
