Kosovë Lajme Politikë

Për LDK’në, çështja e presidentit është e mbyllur: U dakorduam që të mos takohemi më

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij e ka mbyllur çështjen e diskutimit me Albin Kurtin.

Kjo, pasi ai la të nënkuptohet se Kurti nuk po lëviz nga propozimet e kandidatëve nga radhët e LVV’së, duke thënë se “nuk mund të flasim për një president të Vetëvendosjes”.

“Nga ky moment LDK e konsideron të përmbyllur këtë çështje”, tha ai.

“U përpoqëm të gjejmë zgjidhje për presidentin, nuk kam hapur diskutime tjera as për ekzekutiv, në momentin që do zgjidhnim çështjen e Presidentit, do të trajtonim çështje tjera”.

“Unë besoj që me kaq në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. E lë të hapur për partitë e tjera, kemi bërë përpjekje për 53 ditë”.

“U dakorduam që të mos takohemi më”, e përmbylli Abdixhiku.