Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24-orësh, më pas ankuesi ka pranuar një telefonatë nga një person i panjohur, i cili e ka njoftuar për vendndodhjen e së miturës.
“Landovicë, Prizren / 18.04.2026 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Ankuesin një person i panjohur e kishte telefonuar dhe njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe me dëshirën e saj gjendet aty. Nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetojë me personin mashkull kosovar.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sipas raportit, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin.
