Kosovë Lajme Politikë

Vëllai i u.d. presidentes i dehur def bën sherr me kamerierë, rrëzohet rrugëve e gënjen në polici se e sulmua

Sipas raporteve Kastriot Haxhiu, vëllai i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është përfshirë mbrëmjen e së premtes në një sulm fizik në tentativë në qendër të Prishtinës.

Në gjendje te dehur, Haxhiu, punonjës i Telekomit të Kosovës, ka tentuar t’i sulmojë fizikisht punëtorët e një lokali në rrugën e njohur si “Te Kafet e Rakisë”

Siç mëson Paparaci, Haxhiu ishte futur në gjendje të dehur në njërën prej kafeve të rakisë duke iu vërsulur punonjësve të lokalit (kamerierëve) për t’i sulmuar. Viktimat e kishin shmangur sulmin. Pronari i lokalit, I. P. kishte qetësuar situatën, derisa Haxhiu ishte përcjellë për në shtëpi, tregojnë burimet për Paparacin.

Haxhiu më pas ishte rrëzuar në rrugë jo shumë larg nga ku kishte bërë sherr dhe ishte shtruar në QKUK ku policisë i kishte deklaruar se ishte sulmuar. Pas ekzaminimeve dhe deklaratave të pronarit të kafenesë dhe dëshmitarëve ai kishte hequr dorë nga versioni i tij  ngjarjeve më pas. Kjo çështje ishte mbyllur me kaq sipas raportit.