Kosovë Lajme

Kryetarit të Prizrenit i vdes nëna: S’paska moment më të vështirë

Kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot në mëngjes ka vdekur nëna e tij në moshën 96 vjeçare.

“Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë!”, ka njoftuar Totaj.

Njoftimi i Totajt:

Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë e dashamirët se në moshën 96 vjeçare, sot më 18 Prill në mëngjes nana u nda nga jeta.

Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë!

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër me datë 19 Prill në orën 13:00 me drekë. Xhenazja falet në Xhaminë e Terzimahallës afër gjimnazit.

E pamja mbahet 3 ditë, nga data 20 – 22 nga ora 9:00 deri në 16:00 në Hotel Theranda në Prizren.