Kosovë Lajme

Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pas dëmtimit të gypit në Shkabaj

Kompania e Ujësjellsit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar për prishjen e gypit kryesor furnizues për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Për shkak të këtij defekti, KRU Prishtina njofton se do të ketë reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Lagjen Kalabria të Prishtinës.

Reduktimet do të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.
Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 12:00 deri në 17:00 në këto zona:

Fushë Kosovë
Obiliq
Lagjja Kalabria

Ndikime mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!