Kosovë Lajme

Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Kuvendi ka miratuar në parim projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë.

Me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime, projektligji kaloi pengesën e parë pas një debati të gjatë ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Pas kalimit nëpër komisionet funskionale projektligji sillet në Kuvend për lexim të dytë.