Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi i zjarrit mesditën e sotme në një banesë në Malishevë, la të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij.
Dyshohet se babai dhe dy fëmijët humbën jetën si pasojë e asfiksisë.
Pas ngjarjes tragjike, Valmir Berisha, familjar i viktimave, ka publikuar portretin e familjes, krahas së cilit ka shkruar: “Ngushëllimet më të sinqerta për ty dhe fëmijët e tu vëlla. U prefshi në paqe, shpirtrat e juaj u prefshin në paqe. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë me ne”, ka shkruar ai në postimin e tij.
