Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se është pajtuar me Indinë për një marrëveshje tregtare.
Pas bisedës me Kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, Trump tha se India është pajtuar për ta ndërprerë blerjen e naftës ruse e për të blerë më shumë nga ShBA-ja e potencialisht edhe nga Venezuela.
Sipas Trump, kjo do të ndihmojë që të marrë fund lufta në Ukrainë, përcjell Reporteri.net.
“Nga miqësia dhe respekti për kryeministrin Modi dhe, me kërkesën e tij, me efekt të menjëhershëm, ne u pajtuam për një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë, ku Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë një taksë reciproke të zvogëluar, duke e ulur atë nga 25 në 18 për qind”, ka shkruar Trump në “Truth Social”
Sipas Trump, Modi gjithashtu u zotua që të blejë produkte të energjisë, teknologjisë, bujqësisë e produkte të tjera nga ShBA-ja me vlerë prej më shumë se 500 miliardë dollarësh./Reporteri.net.
