Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” njoftoi qytetarët për punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, të cilat do të ndikojnë në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit të KRU-së, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët: “Ulqinit” dhe “Gjon Buzuku”, si dhe në fshatrat Shupkofc dhe Vërnicë.
Ndërkohë, punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugët “Ulqinit” dhe “Agim Hajrizi”, si dhe në fshatrat Kqiç i Madh, Frashër i Vogël, Zhabarë dhe Shupkofc.
KRU “Mitrovica” apelon tek qytetarët që të kenë durim gjatë kësaj periudhe dhe të përdorin ujin me kujdes, pasi furnizimi mund të jetë i kufizuar në zonat e përmendura.
