Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se me kërkesë të kompanisë “APETIT” ka asgjësuar 19 mijë e 200 kilogramë mish pule, meqë është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp, shkruan KFVA.
Mishi ishte importuar nga Polonia, teksa asgjësimi është bërë dje.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.
AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
