Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Zhduket një grua në Deçan, Policia interviston pesë persona

 

 

Është zhdukur një grua në fshatin Lëbushë të Deçanit. Djali i saj ka raportuar në Polici se nëna ka dalur nga shtëpia më 2 dhjetor dhe se nuk është kthyer më.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se lidhur me rastin janë intervistuar pesë persona.

“Më 6 dhjetor rreth orës 10:40, ankuesi ka ardhur në stacionin policor të Deçanit dhe ka raportuar se e ëma kishte dalë nga shtëpia më 2 dhjetor rreth orës 09:00 dhe nuk është kthyer që atëherë, pa dhënë ndonjë informacion për vendndodhjen e saj. Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është regjistruar si një rast i personit të zhdukur, ndërsa hetimet dhe kërkimet vazhdojnë intensivisht. Deri më tani janë intervistuar pesë persona, por ende nuk është identifikuar lokacioni ku ndodhet ajo”, ka deklaruar Gashi.