Presidentja Vjosa Osmani ka urdhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, shkruan KFVA.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Osmani do të zhvillojë takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.
“Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit. Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
