Parashikimi i motit për sot, priten sërish reshje shiu

Vransirat shtohen sërish mbi vend ditën e premtë. Më vonë fillojnë të reshurat e shiut, duke u shoqëruara me bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e ato maksimale shkojnë deri në 14C e 15C. Frynë erë jugore e juglindore mesatare 5-12m/s.

Reshjet e shiut vazhdojnë lokalisht me kalimin në ditën e shtunë. Rrebeshe më të dendura shiu parashihet të përfshinë vendin pasdite. Më vonë gjatë mbrëmjes, ulet intenziteti i reshjeve, e vazhdojnë si riga lokale shiu paraditen e së dieles. Gjatë ditës më pas do të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat pësojnë rënie deri në 6C, ato maksimale e minimalet në 0C. Viseve malore mbi 1200m parashihen mundësi për reshje dëbore. Nga dita e hënë vransira kalojnë mbi vend, me mundësi për reshje shiu, që mund të depërtojnë nga pjesë të Shqipërisë.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 11C. Minimalet të hënën në mëngjes zbresin deri në -1C. Era frynë kryesisht e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 4-10m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…