Analisti Parim Olluri dhe deputeti Nezir Kraki kanë pasur një debat të ashpër me shumë tensione në Pressing T7 e në fund edhe u kapën fizikisht, përcjell Gazeta KFVA.
Video nga pjesa ku situata eskaloi mund të shihet para reklamave të emisionit, kur moderatori Leonard Kërquki u detyrua ta ndërpresë emisionin.
Debati i ashpër nisi për shkak të procesit zgjedhor në Mitrovicë, ku Olluri aludonte se ka dyshime për parregullsi dhe vjedhje votash.
Disa herë pati fyerje mes Krakit dhe Ollurit, me fjalë të tilla si ”mshele gojën” e të tjera, deri në momentin kur Olluri u ngrit në këmbë dhe shkoi drejt deputetit të Guxos. Para ngritjes së Ollurit, Kraki i tha ‘qup zagar’.
