Kosovë Lajme

Ish-zyrtarja ligjore e VV’së ngrit dyshime: Si ndodhi që fletëvotimet nga një biznes pasiv të kenë probleme vetëm në Mitrovicë?

Ish zyrtarja ligjore e Vetëvendosjes, Anita Shabani Cacaj ka ngritur shqetësime pas deklarimit të KQZ’së për gabime teknike në fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut, raporton KFVA.

Ajo ka pyetur se si është e mundur që vetëm në atë komunë ka pasur kësi gabimesh të fletëvotimeve.

Në një reagim publik, Caçaj ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e kontratave të lidhura për shtypjen e materialeve zgjedhore dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm institucional.

Ajo ka shtuar se reagimi i shpejtë i kompanisë që pranoi “gabimin” pa verifikim është vetë tregues i një situate të dyshimtë.

Caçaj tutje kujton se sipas Nenit 8 të Rregullores 10/2024 të KQZ-së, shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave duhet të bëhet tek operatori ekonomik aktiv dhe i certifikuar, në pajtim me legjislacionin për prokurim publik dhe me standardet e sigurisë së lartë.