Dogana parandalon kontrabandimin me pajisje mjekësore në Merdarë

 

 

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandimit me pajisje mjekësore të padeklaruara në pikë kalimin kufitar të Merdarës.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 04:50, ku në një bagazh të një automjeti u zbuluan pajisjet mjekësore si: tetë defibrilatorë të përdorur – Lifepak Medtronic, tre defibrilatorë të rinj – Physio-Control Lifepak CR, dhe dy pako ndihme të parë, transmeton KFVA.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara”, thuhet tutje në njoftim.

Mund të jetë një imazh i ‎zemër dhe ‎teksti që thotë "‎ጅ Property PropertyofDulwicth.ollege of Dulwich College Please Return to The Medical Centre บานท وللاال PHYSIO PHYSIO LIFEPAK CR2 CONTROL Defibrillator‎"‎‎

Mund të jetë një imazh i çantë e veglave, kapelë dhe teksti që thotë "ofih Dafih Medtronic LIFEPAK DEFIBRILLATOR ASHE! SHE"

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…