Mes tensionesh, ndalen përsëri punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’

 

 

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” janë ndërprerë sërish. Inspektorati për Trashëgimi në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalë përsëri në këtë shesh dhe ka vendosur shirita, shkruan KFVA.

Në vendpunishte ka pasur konfrontime me deklarata mes Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramë dhe zyrtarëve të Inspektoratit të Trashëgimisë.

Rama ka kërkuar vendim të gjykatës.

“Silleni vendimin e gjykatës që tregon se jemi jashtëligjshëm, ne i ndalim punët”, ka thënë Rama.

Rama pastaj ka thënë në Facebook se Ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Kulturës po shfrytëzojnë Policinë e Kosovës. Sipas tij, e gjithë kjo po bëhet për arsye politike.

“Me presion nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe me presion nga Ministri i Kulturës i detyrojnë dhe i shfrytëzojnë policinë që të na ndërprejnë punimet. Punime që thonë se gjysma e rrugës qenka e mbrojtur, dhe gjysma jo, dhe ne mund të vazhdojmë vetëm në këtë anë”, ka thënë Rama, përmes një video në Facebook.

Ai ka paralajmëruar kallëzime penale, siç ka thënë, për të gjithë ata që pengojnë zhvillimin e punimeve.

“Kjo qeveri në ikje i shfrytëzon të gjitha instancat në mënyrë joligjore sepse nuk kanë asnjë bazë ligjore, asnjë dokument ligjor për me e ndërpre këtë punë, dhe ja që e ndërprenë. Edhe nuk ua ninë që humbin kohë për qytetarët, për fëmijët tanë, për aspekte puro-politike na pengojnë për zbatimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Do të dërgojmë edhe kallëzime penale për të gjithë ata që na pengojnë zhvillimin e Kryeqytetit”, ka deklaruar Rama.

Pamje nga momenti kur janë ndalur punimet i ka publikuar Kallxo.com.

Punimet janë ndërprerë qe disa herë. Sipas Inspektoratit, nuk janë marr pëlqimet e nevojshme për punime në një zonë ku ka monumente të trashëgimisë arkitektonike e kulturore.

Komuna dje rinisi punimet pavarësisht ndalesës.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…