Kosovë Lajme

Flet edhe ‘asistentja’ e Vjosës, i gjuhet Kushtetueses: Veto nuk kalon

 

 

Këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke iu bashkuar sinkronit të sulmeve Osmani-VV ndaj Kushtetueses.


Kadaj-Bujupi tha se vullneti i qytetarëve nuk mund të pezullohet përmes masave të përkohshme, pasi ai mishërohet në Sovranitetin e Republikës, bartës i së cilit është vetë Kuvendi.

“Thirrja në argumente procedurale nuk mund të përdoret si mekanizëm bllokimi i legjitimitetit demokratik. Sepse parakusht i demokracisë është barazia, e mbi këto themele ndërtohet Republika e Kosovës”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Ajo ka paralajmëruar se çdo tentativë për bllokimin e konstituimit të Kuvendit përbën tentativë për pezullimin e demokracisë.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese do të vendosë një precedent të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve, me shpresën se “e drejta dhe Kosova do të peshojnë më së shumti në kanarin e kësaj Gjykate”.