Kosovë Lajme

Prokuroria Speciale mirëpret vendimin e Gjykatës në rastin Popoviq

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për  aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë kundër të pandehurit Igor Popoviq.

Në reagim thuhet se  Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin e saj për ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Popoviq është akuzuar se, me dashje dhe qëllim, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në Rahovec.

Për arrestimin e tij, Serbia kishte propaganduar duke ndërtuar një tregim se “Kosova po diskriminon serbët”.