Kosovë Lajme

Pensionohet Naser Ramadani, ish-Drejtori i IKSHPK’së që udhëheqi gjatë pandemisë

 

 

Ish-Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, është pensionuar sot, shkruan KFVA.

Pensionimi i tij është shënuar me një ceremoni nga Instituti dhe kolegët e tij, të cilët e kanë falenderuar për udhëheqjen, bashkëpunimin, mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.

Ramadani e udhëhoqi institutin edhe gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Ai udhëheqi me IKSHPK’në për rreth 12 vjet, teksa dha dorëheqje nga kjo pozitë në gusht të vitit të kaluar, pa paraqitur ndonjë arsye.

“Në ceremoninë e rastit, Drejtoresha e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku, shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Dr. Ramadanit, veçanërisht në periudhën sfiduese të pandemisë COVID-19, kur udhëhoqi gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen gjatë kësaj emergjence të shëndetit publik”, thuhet në njoftim./KFVA/