Arrestohen 15 veta në Mitrovicë, po planifikonin një përleshje mes dy grupeve

 

 

Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i reagimit të shpejtë, pesëmbëdhjetë persona të dyshuar janë arrestuar.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore të Stacionit Jug kanë vepruar me efikasitet pas pranimit të informatave operative për një konflikt të mundshëm. Policia ka identifikuar dhe lokalizuar dy grupet në dy lokacione të ndryshme, duke arritur të vendosë situatën nën kontroll para se të ndodhte përleshja.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohen në prani të prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale. Hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…