by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nga janari deri në mars të këtij viti, në Kosovë figurojnë mbi 100 mijë të punësuar më pak.
Saktësisht sipas statistikave zyrtare qe ka siguruar Infokus, vetëm në janar, shkurt dhe mars të këtij viti janë 106 e 23 kontribuues më pak në sistemin pensional, krahasuar me tremujorin e fundi të vitit 2024.
Kjo rënie alarmante është një pasqyrim faktik i gjendjes reale në tregun e punës. Nuk ka më vend për interpretime apo kamuflime statistikore por është krejtësisht e paqartë si mund të ndodh qe brenda tre muajëve të shënohet kjo rënie me shifra kaq alarmante dhe një zhvendosje të paprecedent të punëtorëve jashtë sistemit formal.
Të dhënat janë zyrtare dhe vijnë nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, përmes dy raporteve tremujore.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës janar–mars 2025 (TM1), numri mesatar i llogarive aktive ishte 337,286, ndërkohë që në periudhën tetor–dhjetor 2024 (TM4), ky numër ishte 445,613. Diferenca është dramatike: 108,327 kontribuues aktivë më pak. Në përkthim praktik, kjo do të thotë mbi 100 mijë qytetarë më pak me kontrata pune, më pak të siguruar, më pak të mbrojtur.
Ky është treguesi më i qartë i thellimit të krizës së punësimit në vend. Në një ekonomi ku punësimi formal është themeli i çdo stabiliteti, një rënie kaq e madhe brenda tre muajsh është sinjal i drejtpërdrejtë se diçka po shkon keq – shumë keq.
Shifrat e tjera e përforcojnë këtë panoramë:
- Llogaritë e reja të hapura në TM1: 7,502
- Llogaritë e reja të hapura në TM4: 9,674
- Kontributet e reja në euro në TM1: €86.08 milionë
- Kontributet e reja në euro në TM4: €88.80 milionë
Pra, jo vetëm që ka më pak të punësuar aktivë, por ka edhe më pak punëtorë të rinj që futen në sistem. Një dyfishim i goditjes: nga njëra anë dalje masive nga tregu i punës, nga ana tjetër mungesë e qarkullimit të gjeneratës së re brenda tij. E po ashtu edhe për rreth 2.8 milionë me pak të grumbulluara ose të derdhura në fondet e Trustit.
Ky realitet nuk reflektohet në fjalimet politike apo deklaratat zyrtare të institucioneve. Ato flasin për “rritje ekonomike”, për “rekorde në eksport” dhe për “besim të lartë të qytetarëve”. Por këto dokumente nga Trusti janë më shumë se shifra – janë dëshmi. Dëshmi e papunësisë, dëshmi e largimit nga skema e sigurimeve, dëshmi e heshtjes së shtetit.
Si u shuan 100 mijë vende pune për 3 muaj?
Kur mbi 100 mijë kontribuues zhduken nga sistemi brenda një viti, pyetjet nuk janë të tepërta – pyetjet janë të domosdoshme. Ku janë këta njerëz? A janë në emigrim, në punësim informal, apo thjesht të braktisur nga institucionet? Dhe më e rëndësishmja: pse askush nuk jep përgjegjësi?
Në vend të retorikës boshe, ky është momenti kur institucionet duhet të ballafaqohen me të vërtetën – një e vërtetë që tashmë është e shkruar, e firmosur dhe e vulosur në dokumentet zyrtare të Trustit të Kosovës. Dhe askush nuk mund të thotë më “nuk e kemi ditur”.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar përbërjen e delegacionit që do të udhëtojë në Stamboll për bisedimet me Ukrainën, ka njoftuar shërbimi për shtyp i Kremlinit. Delegacioni do të kryesohet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i liderit rus. Në bisedime do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i punëve të Jashtme, Mikhail Galuzin, shefi i
Republika e Kosovës do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende të NATO-s. Krejt kjo do të ndodhë në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 2025”, që do të mbahet nga 26
Tiranë- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë për shtyp. Siç raporton NOA, pritet nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e
Momenti kur një zemër fillon të formohet është kapur për herë të parë në imazhe të jashtëzakonshme me kalim kohe. Pamjet tregojnë se qelizat kardiake në një embrion miu fillojnë të organizohen spontanisht në një formë të ngjashme me zemrën në fazat e hershme të zhvillimit. Shkencëtarët thonë se kjo teknikë mund të