Kamenicë: Qytetari gjen 1.8 kg drogë duke riparuar ulësen e veturës, në kontroll të detajuar policia gjen edhe 1.8 tjera

 

 

Të shtunën mbrëma, rreth orës 21:00 një qytetar në Kamenicë ka lajmëruar policinë, pasi duke riparuar ulësen e veturës së tij ka gjetur dy paketime me drogë, shkruan KFVA.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit të detajuar sot të veturës, janë gjetur edhe rreth 1.8kg drogë dhe është konfiskuar vetura.

Rasti po hetohet.

Komunikata e plotë:

Më datë 10.05.2025, rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës në Gjilan kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.

Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë.

Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…