Kanë ngecur tek kryeparlamentari, Bajqinovci flet për Qeverinë: Konjufca mund të jetë pjesë e saj

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se “ka diskutime” dhe se “beson” që opozita do të reflektojë për t’ia dhënë edhe votat e nevojshme Albulena Haxhiut.

Këto deklarata ai i bëri pas ndërprerjes së seancës konstituive.

“Besoj që do të reflektojë edhe opozita, brenda një kohe shumë të shkurtë, dhe do ta mandatojmë Albulena haxhiun.

Besoj që ka diskutime, dhe gjithçka do të merret me kohë, do ta merrrni vesh me kohë, por besoj që opozita do të reflektojë, do ta votojnë edhe 4 vota që ne kemi nevojë”.

Tutje, ai tha se Glauk Konjufca nuk u propozua për këtë pozitë pasi që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re.

“Kemi qenë të kënaqur, por mendoj që gjithçka do të reformohet në aspektin që mund ta kemi pjesë të Qeverisë edhe z.Konjufca, andaj kandidatura na takon neve, dhe kemi propozu znj.Albulena Haxhiu” – tha ai

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…