Terras i raporton PE’së me flamurin e Kosovës në setër: Qesharake mosnjohja e 5-shes së BE’së

 

 

Më 10 dhjetor të vitit 2024, Riho Terras vizitoi Varagën e Zubin Potokut. Çfarë pa në këtë vend, ku 11 ditë me parë, më 29 nëntor, ngjau një sulm-terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, ai, si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, e përmendi dhe në raportin e tij, i cili u votua këtë javë nga ky institucion i BE-së.


Një gjë interesante ra në sy të gjithëve teksa ai po e prezantonte këtë dokument në sallën plenare të Kuvendit në Bruksel, e po ashtu edhe gjatë konferencës për media, që mbajti më pas.

Në krahun e tij të majtë, politikani dhe ish ushtaraku nga estonia, pati flamurin e Republikës së Kosovës, veprim ky që është i rrallë për BE-në, njofton Klan Kosova.

Raporti i Terras, mes tjerash, thërret për heqje të menjëhershme të masave ndëshkuese që Bashkimi i 27 shteteve i ka vendosur ndaj Kosovës, qysh në qershor të vitit 2023.
Në të, i bëhet thirrje Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Qipros, dhe Rumanisë të ndërrojnë qëndrim e ta njohin pavarësinë e shtetit që u shpall i tillë më 17 shkurt 2008.

Terras lajmëroi se ka një plan të madh që lidhet pikërisht me këtë temë.

“Po planifikoj që bashkë me disa eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike të vizitoj ambasadorët e vendeve respektive në Bruksel. Në mënyrë që të marrë informacionet nga dora e parë se “Pse ata nuk e pranojnë faktin që Kosova është shtet-vend. Kjo është kështu për shumë vite. Dhe mos njohja e Kosovës , pas kaq kohe të gjatë është thjesht “qesharake””, tha Riho Terras, raportues për Kosovë-PE.

Raporti i Terrasit ka porosi edhe për Kosovën, të cilën i bën thirrje urgjente të bëjë reforma për t’iu ofruar BE-së, e po ashtu edhe të hap, siç thuhet, kapituj të rinj, në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

Gjetjet dhe rekomandimet e raportuesve për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kanë peshë të madhe politike por nuk janë të detyrueshme për institucionet evropiane, sikur që janë Komisioni dhe Këshilli i BE-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…