Mimoza s’e do opozitën në qeveri – përveç kur i bie hise vetë!

 

 

Deputetja nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kundërshtoi propozimin e djeshëm të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një qeveri nacionale të tranzicionit.


“Nuk është në rregull. Ne duhet të kemi një qeveri që përbën pozitën dhe opozitën”, tha ajo duke shtuar se “elementi i mirëfilltë” i demokracisë është llogaridhënia.

“Të pasurit të gjitha partitë bashkë në qeverisje nuk e besoj që është në të mirë as të qytetarëve e as që do t’i sjellë ndonjë dobi vendit”.

Ajo insistoi që fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, por pa treguar se si të gjendet kjo zgjidhje.

“Para se të shkojmë te ajo pikë, te diskutimi për koalicionin qeverisës, duhet fokusuar në atë çfarë po ndodhë në procesin në Kuvend”.

Kusari-Lila akuzoi opozitën se nuk po merr pjesë në votim procedural

“Në vend se të dëgjojë zgjidhje, dëgjojmë deri te deklarimet morbide të nënkryetarit të LDK-së që i duket se po hyn në varreza në Kuvendin e Kosovës”.

E pyetur për alternativën për të dalë nga kjo bllokadë, ajo s’tregoi se si do të arrihet deri aty.

“Alternativa është krijimi i shumicës, e cila që do të sigurojë funksionimin e mirëfilltë të Kuvendit dhe të qeverisë”

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…