Trump i shpërfillur ndaj konfliktit Indi-Pakistan: “Për keqardhje” – fjalët e tij që nuk mund të ndalin luftën!

 

 

Presidenti Amerikan Donald J Trump, e vlerësoi si një ngjarje për keqardhje eskalimin por u shpreh në aso mënyre që lë të nënkuptohet se beson që ky eskalim do të jetë i kufizuar, transmeton Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.


“Luftojnë me dekada me njëri tjetrin, me shekuj në të vërtetë por është për keqardhje. Shpresojmë të përfundojë shprej” tha Trump kur u pyet.

India goditi nëntë caqe në provincat Kashmir dhe Jammu në Pakistan të cilat i quajti infrastrukturë terroriste, ndërsa raportohet se tashmë kundërsulmi pakistanez ka nisur.

Sipas Pakistanit tre civilë kanë vdekur si pasojë e sulmit indian, ndërsa raportohet se sistemet kundërajrore janë aktivizuar tashmë në Kashmirin indian në pritje të kundërsulmit pakistanez që sipas raporeteve tashmë është nisur.

India e quajti një operacion anti-terrori sulmin në Pakistan duke shënjestruar infrastrukturë terroriste.

Tensionet mes dy shteteve eskaluan kur në qendrën turistike Pahlagan në Kashmirin indian u krye sulmi terrorist ndaj popullatrës hindu nga një grup që India pretendon se janë islamist me bazë në Pakistan./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…