Qalaj: Kokëfortësia e Kurtit po e dëmton Kosovën

 

 

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se LVV-ja nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“LVV-ja, Guxo dhe Alternativa nuk kanë vullnet për ta propozuar dikë tjetër, në mënyrë që ta zhbllokojnë procesin. Kokëfortësia e liderit të tyre, pra e Kurtit është duke e dëmtuar Kosovën, për shkak se kemi mbetur peng i një propozimi, i cili është bërë i qartë nga PDK-ja. Mirëpo, edhe partitë e tjera e kanë bërë të qartë që kandidati i propozuar nuk kalon, për shkak të një individi që konsiderohet jo e denjë për të qenë kryetare e Parlamentit”, tha ai.

Qalaj thotë se tashmë ka ardhë koha “e fundit” që VV-ja me partnerë të veprojnë dhe ta propozojnë një tjetër kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Mendoj që procesi i zhbllokimit të institucioneve më ka humbur çfarëdo kuptimi. Është koha e fundit që VV-ja me partnerë e saj të mendojë dhe të veprojë për një propozim tjetër. Paraprakisht, e rrugës është që LVV, Guxo dhe Alternativa të marrin iniciativa në mënyrë që të arrihet një konsensusi i përgjithshëm që ta kemi një kryetar të Kuvendit”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…