Presidenti kenian William Ruto u sulmua nga një person në një tubim, i cili i hodhi një këpucë ndërsa ai po i drejtohej publikut në Migori, transmeton Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.
Ndërsa fjalimi po transmetohej drejtpërdrejt, Ruto vazhdoi të fliste pas një pauze të shkurtër.
Tre të dyshuar u arrestuan pas incidentit, i cili i ngjan atij momentit të famshëm kur presidenti amerikan George W. Bush ishte sulmuar me këpucë në Irak më 2008.
Kujtojmë se presidenti Ruto e njohu Kosovën pak javë më parë, duke ia dhënë njohjen e parë që nga viti 2o2o./ KFVA/
