Pacolli: Ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të PDK-së, LDK-së e AAK-së

 

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vazhduar ta mbrojë propozimin e VV-së për ndryshimin e formës së votimi për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Ndonëse askush nuk e ka përmendur, ajo pretendon brenda partive tjera ka deputetë që me votë të fshehtë do ta votonin Albulena Haxhiun për kryeparlamenatere.

Madje, sipas saj, brenda LDK-së, PDK-së, dhe AAK-së ka përçarje.

“Ne kemi parë që ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, për shkak të problemeve me rezultatin zgjedhor. Njësoj ka përçarje brenda PDK-së dhe AAK. Nga secila parti ka deputet që mund ta votojnë, por nuk duan të jenë pjesë e procesit ku sulmohen, etiketohen apo të ndëshkohen”, ka thënë Pacolli.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…