Masakra e Mejës, Osmani: Çdo person i vrarë e i zhdukur me dhunë gjatë luftës është betim për drejtësi

 

 

Në 26-vjetorin e Masakrës së Mejës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar me zemër të rënduar njërën nga plagët më të mëdha të historisë së Kosovës.

Osmani theksoi se 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

“Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet. Çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi”, u shpreh Osmani.

Postimi i plotë:

Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë.

Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë, janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet.

Çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi.

Në këtë tokë të shenjtë të dhimbjes, mbjellim shpresën për një të ardhme me më shumë drejtësi dhe më shumë dinjitet.

Kujtimi për martirët e Mejës do të jetojë përjetë në zemrat tona.

Lavdi jetës dhe sakrificës së tyre!

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…