Kujdes! Ky person dyshohet për mashtrim – Lajmëroni policinë nëse e shihni!

 

 

Njësiti i Hetimeve të Stacionit të Lipjanit, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili është identifikuar si: Abdiovski Nafi, i dyshuar për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e këtij personi. Të gjithë ata që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes e-mailit info@kosovopolice.com.

Çdo informacion është i rëndësishëm për zbatimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.

May be an image of 1 person and smiling

 

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…