Zemra ndalet në lojë – Futbollisti shqiptar 28-vjeçar bie pa ndjenja dhe humb jetën në fushë!

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin SundayLeague 9X9 të Shqipërisë, me një 28-vjeçar që është ndarë nga jeta pasi pësoi një kolaps në fushë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë. 28-vjeçari, Bledar Hajdari pësoi një atak kardiak dhe më pas ndërroi jetë, duke e shënuar ditën e sotme si një tjetër ditë tragjike në futbollin shqiptar.

Ky është rasti i dytë që një ngjarje e tillë ndodh në futbollin shqiptar, pas vdekjes së Raphael Dwamenës më 11 nëntor 2023, i cili ndërroi jetë pasi pësoi kolaps në fushë në ndeshjen Egnatia-Partizani.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…